Një huligan tentoi të godiste mbrëmë Mbappen (FOTO LAJM)

Pëlqej
Celtic mund të përballet me sanksione të ashpra të UEFA-s, pasi një tifoz depërtoi në fushë dhe tentoi të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta para pushimit të pjesës së parë, në përballjen e Champions League, në Parkhead këtë të martë. Një tifoz, arriti të kalojë gardhin e sigurisë dhe madje të depërtojë përtej murit të stjuartëve, për të pushtuar fushën, vetëm 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

“Një tifoz depërton në fushë dhe synon të godasë yllin e PSG, Kylian Mbappe. Ultrasi izolohet dhe largohet përpara se të bënte ndonjë dëm, por Celtic, që tashmë janë dënuar disa herë me gjoba nga UEFA, mund të futen në telashe të mëdha”, citon një postim nga BBC Sport. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori