Dëmtimi i Javier Mascheanos në ndeshjen e djeshme kundër Paris Saint Germain ka shkaktuar jo pak kokë-dhembje për trajnerin e Barcelonës Tito Vilanova. Argjentinasi do të qëndrojë rreth 6 javë larg fushave të lojës dhe duke parë edhe dëmtimin e kapitenit Carles Puyol emergjenca në mbrojtjen blaugrana është mëse evidente.
Ndaj, Barcelona po kalon në një plan B për të rikuperuar boshllëkun që le ish futbollisti i Liverpool në repartin defensiv.
Sipas asaj që shkruan Sport.es, 4 janë
emrat që mund të luajnë në
mbrojtje në vend të
Mascheranos: dy mesfushorë që
muan të luajnë edhe në
mbrojtje (Busquets, Song), një nga të rinjtë e klubit (Marc Bartra) si dhe i rikthyeri Eric Abidal, i cili mund të lerë krahun e majtë për një vend në qëndër të mbrojtjes. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2013,
ora 12:32