Një tjetër "tradhtar" pranon ftesën e Zvicrës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit nuk do të veshë ngjyrat kuqezi, por ato të Zvicrës.

Ashtu si me rastin Xhaka, edhe vëllezërit Ajeti do përfaqësojnë kombe të ndryshme.

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur paraprakisht për Botërorin dhe aty bie në sy fakti se Albian Ajeti është grumbulluar zyrtarisht me skuadrën e parë.

Ky është grumbullimi i parë i Ajetit me skuadrën e parë, duke u bërë një tjetër futbollist që “tradhton” kombëtaren shqiptare.

Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën. Ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë.
Shtuar më 15/05/2018, ora 15:10
GOLI
e Martë 15 Maj 2018, Ora 15:28
ORE LE TE PIRDHEN NJI PER NJI...KETO S'JANE SHQIPETAR JANE KOPILA GJERMANI....KA SHQIPERIA FUDBOLLISTA ME VLERA PROFESIONISTE PER TE NDERUAR KOMBETAREN KUQ E ZI.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori