Nota e Strakoshës dhe e Valon Berishës (FOTO LAJM)

Lazios ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2 ndaj Salzburgut në kuadër të çerekfinales së parë në Europa Leagues.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka pasur paraqitje të mirë, ku ka arritur të shënojë në këtë ndeshje.

Berisha është vlerësuar me notën 7.4, duke u bërë ndër më të mirë e Salzburg, por edhe në të gjithë ndeshjen.

Lojtari i ndeshjes është Lucas Leiva me notën 9.1, i cili shënoi dhe dha një asistim në këtë ndeshje.

Porieri Thomas Strakosh u vlerësua me notën 6.2.

Te Lazio nota të larta kanë marr edhe Senad Lulic (8.3), Ciro Immobile (7.8) dhe Luis Alberto (7.6). /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori