Novak Djokoviç mbret në "Australian Open" (FOTO LAJM)

Novak Djokoviç konfirmohet njeriu i momentit në sportin e tenisit. Serbi regjistroi suksesin e pestë të karrierës në "Australian Open" pasi mundi në katër sete britanikun Andy Murray.

Parashikohej një finale e vështirë për numrin 1 të botës dhe e tillë rezultoi deri në mesin e setit të tretë ku forma optimale. por mbi të gjitha dominimi psikologjik i "Noles" bëri diferencën në “Rod Laver Arena”, duke e lënë sërish thatë britanikun i cili humbet finalen e katërt në Melbourne.

Takimi i radhës ku të mëdhenjtë e raketës do të testojnë muskujt është "Roland Garros". /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2015, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori