Tym e flakë para kryeministrisë, fillojnë tensionet në protestë
Nuk u grumbullua në Kombëtare, sulmuesi i Bayernit fillon të qajë në stërvitje (FOTO LAJM)

Pëlqej
Joachim Low, trajneri i Gjermanisë, ka shpallur sot listën paraprake me 35 futbollistët e grumbulluar për Botërorin e Rusisë që do të nis më 14 qershor.

Përveç Mario Gotze-s, futbollistit që shënoi golin deçiziv në finalen e 2014 kundër Argjentinës, mungonte edhe Sandro Wegner, sulmuesi i Bayern Munich.

Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Low, pasi ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.

Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka patur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa Low është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.” /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori