Nxehet Insigne, polemizon me tifozët (FOTO LAJM)

Nuk është një periudhë aspak e mirë për Lorenzo Insignen. Fantazisti napolitan po kalon një sezon nën pritshmëritë e tij vetëm një gol të shënuar në Serie A dhe një në Champions League kundër Borussia Dortmund. Shumë pak për tifozët e Napolit, që presin shumë nga idhulli i tyre.

Dje në "San Paolo", gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios, Insigne ka polemizuar me pjesën e tifozëve që e fërshëlleu gjatë ndërrimit me Mertens: ish lojtari i Pescaras iu kundërpërgjigj para se të ulej në pankinë duke shtuar fërshëllimat. Ndërhyrja e Rafa Benitez dhe shokëve të skuadrës nuk vleu për asgjë. /albeu.com/


Shtuar më 30/01/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori