Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Odise Roshi operohet me sukses (FOTO LAJM)

Odise Roshi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka para disa muajsh ka marrë një dëmtim në gju, i cili po e lë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Roshi u detyrua që ti nënshtrohej një intervenimi në pjesën e dëmtuar dhe tashmë ka filluar fazën e rekuperimit.

Ka qenë faqja zyrtare e “Orthomed Sport” në “facebook” që ka postuar një foto të lojtarit me mbishkrimin: “Vazhdon faza e rekuperimit pas ndërhyrjes në gju, për Odise Roshin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet në Orthomed Sport”.
Shtuar më 27/10/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori