Ozil dhe Giroud drejtojnë festimet në dhomat e zhveshjes (FOTO LAJM)

Mesut Ozil dhe Olivier Giroud
Vjen humbja e parë e sezonit për Napolin. Mbrëmja europiane këtë herë shoqërohet me një disfatë të hidhur në Londër për të kaltrit në përballjen ndaj "Topçinjve". Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez, nuk bën dot rezistencë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën është shumë pak konkrete, duke mos shfrytëzuar kështu hapësirat më të mëdha që pati në dispozicion.

Përballja në "Emirates Stadium" përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasin, të cilët jo vetëm që dominuan takimin por me Mesut Ozil në fushën e lojës dhuruan edhe spektakël.

Ky ishte goli i parë i turko-gjermanit me fanellën e Arsenal në Champions ndaj dhe festa ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes ku ish madrileni është parë shumë i lumtur në praninë e shokëve të tij të skuadrës. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2013, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori