Ozil ndryshon look, Aubameyang e ironizon keq (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është tallur me stilin e ri të flokëve të Mesut Ozilit, duke e krahasuar me futbollisten amerikane, Megan Rapinoe, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi gjerman e humbi një bast me bashkëlojtarin Alexandre Lacazette dhe stili i tij i ri i flokëve është krahasuar me yllin e përfaqësueses së femrave të ShBA-ve.

Aubameyang e ka postuar një foto të Ozilit dhe të Rapinoet në rrjetin social Instagram.

"Tani e di se si fituan ato", ka shkruar Aubameyang.


Nderkohë se së fundmi Rapinoe së bashku me kombëtaren e saj triumfuan në Kupën e Botës për Femra.
Shtuar më 17/07/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori