Padrejtësia ndaj Monacos, faulli jashtë zone (FOTO LAJM)

Pas përfundimit të ndeshjes ku Monaco u mposht 1-0 në "Juventus Stadium" nga kampionët e Italisë, trajneri i francezëve, Leonardo Jardim, ishte tepër i irrituar me gjykimin në këtë sfidë, veçanërisht për penalltinë e dhënë në favor të Juventusit.

"Rezultati i këtij takimi nuk pasqyron atë që dy ekipet paraqitën në fushën e lojës. Ky rezultat është një padrejtësi e madhe. Ndërhyrja e Carvalho-s ndaj Morata-s ka nisur jashtë zone", tha Jardim.

Këtë e vërteton edhe fotot që Portali Albeu ju sjell më sipër. Faulli i Carvalhos ndaj Moratas duket qartë që ka nisur jashtë zonës. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori