Paralajmërimi në "Pressing", a është ky mbrojtësi kuqezi që do Tirana? (FOTO LAJM)

“Po flitet me një qendërmbrojtës të kombëtares. Nuk e di se si do të shkojnë bisedimet. Me grupin që ka Tirana mbetet kompetitive dhe do të jetë pretendente deri në fund”, u shpreh gazetari Ylli Aga në emisionin “Presing” në ABC News, ndërkohë që kjo deklaratë e tij ka bërë që shumëkush të mundohet të mësojë se cili është ai mbrojtës i kombëtares që bardheblutë po tentojnë.

Duke parë situatën aktuale të lojtarëve kuqezi, sytë shkojnë nga Arlind Ajeti. Mbrojtësi është lojtar i lirë për të disatën herë. Një vit më parë ai ishte pjesë e Grasshopers në Zvicër dhe klubi nga Zyrihu ra nga elita e futbollit.

Aktualisht Ajeti është pa ekip dhe për të më parë është interesuar edhe Skënderbeu. Gjithsesi mbrojtësi zgjodhi ta vazhdonte karrierën larg Superiores. Tirana mund të jetë një opsion, edhe pse Aga nuk zbuloi shumë dhe ndoshta bardheblutë janë në bisedime me ndonjë lojtar tjetër.
Shtuar më 01/11/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori