Parashikimi i guximshëm: Liverpool jashtë Champions, renditja finale në Angli (FOTO LAJM)
Manchester City nuk do e diskutojë titullin kampion në Premier
League dhe Sky Sports ka guxuar të bëjë një parashikim, bazuar mbi numrin e
golave të shënuar,
golave të pësuar dhe
pikëve mesatare të marra për ndeshje.
Nga llogaritë e bëra
Manchester City e mbyll i pari me 89 pikë, 16 më shumë se
Manchester United. Në vendin e tretë, me pikë sa “Djajtë e kuq”, parashikohet të dalë Leicester, ndërsa Chelsea bëhet
skuadra e katërt që siguron një vend në Champions
League.
Skuadra e Thomas Tuchel lë pas vetes skuadrën e West Ham United vetëm prej golaverazhit. “Çekiçët” po paraqiten mjaft mirë këtë periudhë dhe normalisht pretendojnë Europa
League. Parashikimi për Liverpool është që të renditet në vendin e gjashtë, mbi Aston Villa dhe Everton, me 63 pikë.
Në këto shifra, “The Reds” do të numëronin 36 pikë më shumë se sezonin e shkuar kur dolën kampionë. Më keq se
skuadra e Klopp pas titullit kanë bërë vetëm Chelsea (2015/16) dhe Leicester (2016/17). Dhjetëshen e parë e mbyllin Tottenham dhe Arsenal.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 09:54