Partizani me uniforma si Barça, klubi sondazh me tifozët (FOTO LAJM)

Klubi i Partizanit ka vendosur të ndryshojë uniformën dhe për të përzgjedhur ngjyrat e fanellës së re kërkon mendimin e tifozëve të tij. Klubi kryeqytetas ka postuar në rrjetet sociale disa modele, ku u kërkon fansave të tij të votojnë uniformën që u pëlqen më shumë, pasi vendimi përfundimtar do të merret duke respektuar edhe preferencën e tyre.

uniformat e reja bie në sy kombinimi i të kuqes me të verdhën, me modelin e parë që përqaset me fanellën e Gallatasarajit dhe me uniformën e dytë të Barcelonës.

"Klubi Partizani ka vendosur ti ndryshoj uniformat duke i kthyer ngjyrat e identitetit..VOTONI PËR UNIFORMËN E PREFERUAR PËR EKIPIN E ZEMRËS (NJË LIKE NJË VOTE)", shkruhet në profilin zyrtar të klubit kryeqytetas në Facebook.

Në fakt reagimi i fansave të Partizanit ka qenë i ndryshëm. Shumicës së komentuesve nuk i ka pëlqyer kombinimi i të kuqes me të verdhën, ngjyrë të cilën nuk e konsiderojnë pjesë të identitetit të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 14:19
adrian hajdari
e Martë 13 Janar 2015, Ora 15:38
Pershendetje tifozave te Partizanit nje nga ata jam dhe une kur jetoja ne Shqiperi banoja tek rruga Babe Rexha, kush e di eshte mbrapa ish klubit te Partizanit. Qysh kalama e mbaj mend veten time e kaloja diten duke luajtur tek fushat e klubit me shoket.
Per mua kur kujtoj Partizanin vetem nje ngjyre me del para syve, e Kuqe,,,, ngjyra e verdhe ishte vetem si konture per te shkruajtur germat nganjhere dhe e bardha pra ishin te pa rendesishme per uniformen dhe kshu duhet te mbeten per mendimin tim.
E Kuqe shqeto.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori