Partizani-Qarabak, bileta me çmime të lira për tifozët (FOTO LAJM)

Partizani-Qarabak do të luhet sot, ora 17:30, në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë e kryeqytetit, si organizatorë të këtij takimi, kanë hedhur në treg biletat për ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Shitjet kanë nisur, por me ritme të ulëta, kështu që dita e sotme mbetet përcaktuese për numrin e saktë të tifozëve në stadium. Çmimet e biletave janë: tribunat A1, A2, B1 dhe B2: 1000 lekë; tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2: 300 lekë. Pra, Partizani ka vendosur çmime Superioreje për duelin me Karabakun.

"Ultras Guerrils" e kanë konfirmuar praninë e tyre në stadium, ku kanë bërë thirrje edhe për mbështetje masive të skuadrës nga tifozët e kuq: “Më 10 korrik ulen temperaturat dhe rriten emocionet! Të gjithë në stadium. Fillon sezoni dhe atmosfera duhet ndezur në mënyrë që ta vazhdojmë aty ku e lamë. Forca Partizan”.
Shtuar më 10/07/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori