Partizani-Tirana, dekor special për derbin (FOTO LAJM)

Tirona Fanatics
Më shumë se të gjithë, atmosferën e derbit të madh të futbollit shqiptar, Partizani-Tirana, e ndiejnë tifozeritë përkatëse të këtyre dy ekipeve, të cilat konsiderohet "armike të përjetshme". Për këtë arsye, grupimi "Tirona Fanatics" ka përgatitur një dekor special për këtë supersfidë. Për një gjë të tillë ka bërë prova të hënën në stadiumin "Skënder Halili" gjatë stërvitjes së bardhebluve.

Kundërpërgjigjja e tifozerisë së kuqe ka qenë i menjëhershëm.

Ata gjatë ndeshjes do të shpalosin në stadium një flamur gjigant të kuq 800 metra të gjatë, që në qendër të tij ka stemën e Partizanit. Për të kanë punuar Shoqata e Partizanit dhe grupimi i tifozëve "UltrasGuerrils".

Por ashtu do të shpërndahen mbi 1000 bluza me mbishkrime enkas për derbin e madh të futbollit shqiptar. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2012, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori