Pas gafës në mes të Sanremos, Hygerta Sako ironizon Alketa Vejsiun (FOTO LAJM)

Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako, ka ironizuar deklaratën e moderatores Alketa Vjesiu pas daljes në prezantimin e Sanremos.

Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”

Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë ‘burra’. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.

“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.

Shtuar më 08/02/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori