Pas raketave, Korea e Veriut kërcënon Amerikën me avionë prej druri (FOTO LAJM)
Koreja e
Veriut po ndërton avionë luftarakë prej
druri dhe kanavacë për të shmangur
radarët. Bombarduesit e “skuadronëve të rrufeshëm” të shtetit të shokut Kim kushtojnë vetëm 30,000 stërlina secili.
Mekanikët e ushtrisë po heqin pjesët metalike nga biplanët Antonov An-2 – të përdorur për spërkatjen e bimëve në Evropë. Pastaj ata shtojnë helika
druri dhe një lëkurë kanavace. Ata shpresojnë se kjo do t’i lejojë
avionët që të
përvidhen nën
radarët e sofistikuar të armikut, nëse do të shpërthejë lufta.
Regjimi i Kim Jong-un ndodhet në një rrezik përballje me raketa me SHBA, pasi tirani kërcënoi të kryejë teste bërthamore çdo javë. /bota.al/
Shtuar më 20/04/2017,
ora 14:54