Paulo Dybala, nga tifoz në protagonist në sfidën Juve-Barça (FOTO)

Nga spektator në protagonist. Paulo Dyabala në dy vite ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme. Argjentinasi shkoi si tifoz për të mbështetur në vitin 2015 në Berlin skuadrën e ardhshme të tij ndaj Barcelonës, ndërkohë që tashmë është protagonisti kryesor i fitores spektakolare ndaj tyre në ndeshjen e parë, raporton Albeu.

Në atë kohë ai postoi një foto para se të nisej me avion dhe më pas në stadium duke shkruar "forca Juventus". Gjërat kanë ndryshuar protagonistët e asaj finale si Pirlo e kanë ndjekur tashmë si tifoz. Dybala është dëshmitar i një rritje të madhe që e bën atë një prej lojtarëve më të mirë në botë./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori