Për Marash Kumbullën futet në garë dhe Barcelona (FOTO LAJM)

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Hellas Verona, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera.

Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “TuttoHellasVerona”, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar.

Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pique është në një moshë të madhe dhe Umtiti po tregon një formë të dobët.

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pique.

Shtuar më 24/02/2020, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori