Për një veshje, David Beckham kthehet në objekt talljeje në rrjet (FOTO LAJM)

David Beckham është kthyer në “objekt talljeje” në rrjete sociale për shkak të veshjes së tij në shfaqjen e fundit të modës së bashkëshortes, Victoria Beckham.

Ish-ylli i futbollit ishte si gjithmonë i pranishëm bashkë me fëmijët për të mbështetur dizanjeren në prezantimin e koleksionit të fundit të veshjeve.

Të gjithë shkëlqyen me paraqitjen e tyre, por David tërhoqi akoma më shumë vëmendjen me veshjen. Ai kishte veshur sandale me çorape të bardha dhe duket se kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave.

“Dave, Dave… unë të dua shumë, por sandalet me çorapet janë jo absolute”, komentoi dikush në postimin e Victoria Beckham.

David pse ke veshur çorape me sandale, kjo nuk ka qenë asnjëherë zgjedhje e mirë”, shkroi dikush tjetër.

Ish-futbolisti publikoi dhe vetë foto të shkrepura nga shfaqja, por në një njërën prej tyre nuk i dalloheshin sandalet, sepse ndoshta ai mund të ketë vënë re kritikat e ndjekësve. Një mënyrë veshjeje të tillë jemi mësuar ta shohim tek prindërit tanë, por tek David duket krejtësisht ndryshe dhe fansat kanë deri diku të drejtë.
Shtuar më 22/09/2020, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori