Përplaset me kameramanin, dëmtohet Van Persie (FOTO LAJM)

Robin Van Persie u dëmtua gjatë fitores së djeshme të Manchester United në Premier League kundër QPR 0-2. Sulmuesi hollandez i "Djajve të Kuq", kryegolashënues në Premier League me 19 gola, u dëmtua në shpinë pas përplasjes me një kameraman gjatë festimit të golit të Raphael.

Ai u zëvëndësua menjëherë nga Sir Alex Ferguson duke i lënë vendin Danny Welbeck.

Ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit por mendohet të mos jetë shumë serioz. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori