Përplasje mes futbollistëve të West Ham (FOTO LAJM)

West Ham mundi të kalojë në fazën tjetër të FA Cup duke mposhtur Evertonin nga pika e bardhë e penalltive.
Por gjatë kësaj ndeshjeje ndodhi një episod aspak i këndshëm që kishte si protagonistë dy futbollistë të ekipit londinez: Mark Noble dhe James Tomkin, të cilët patën një përplasje në fushën e lojës.

Gjithçka filloi pas kritikave që Noble i bëri Tomkin, i cili në një moment dështoi përballë sulmuesit të Evertonit, Romelu Lukaku.

Gjithçka u mbyll pa arritur në përdorimin e grushtave falë ndërhyrjes së arbitrit të ndeshjes dhe futbollistëve të tjerë, ndërsa tekniku i West Ham United Sam Allardycenuk pritet të marrë masa për të dy lojtarët. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori