Përplasje në Roma-CSKA, plagosen dy tifozë rusë (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Kthehet dhuna në stadiumin "Olimpico" gjatë ndeshjes së Champions League. Përplasje mes tifozerive të Romës dhe CSKA Moskës ku dy tifozë rusë mbetën të plagosur: një i goditur me thikë, ndërsa tjetri me sende të forta në kokë. Ngjarje që ndodhin 4 muaj pas asaj të 3 Majit, mes Napolit dhe Fiorentinës, ku humbi jetën edhe tifozi axurr Ciro Esposito.

Gjithçka nisi rreth një orë para startit të ndeshjes, që u fitua nga Roma 5-1, dhe vijoi më pas edhe në stadium me përplasje mes rusëve dhe forcave të rendit. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori