Përveç se u rrahën, Nainggolan humbi edhe një dhëmb mbrëmë ndaj Milanit (FOTO LAJM)

Ai njihet si një lojtar i fortë dhe agresiv pranë topit ndaj të tjerëve, por kësaj radhe e ka pësuar vetë.

Përveç humbjes 0-2 ndaj Milanit, Radja Nainggolan ka patur edhe një eksperiencë tjetër të keqe mbrëmë.

Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka humbur një dhëmb pas përplasjes fizike me mesfushorin Franck Kessie.

Goditja ishte në pjesën e parë, por ai vazhdoi ndeshjen normalisht pavarësisht se me një dhëmb mangët.

Megjithatë, sakrifica e Nainggolan nuk vlejti pasi Roma humbi 0-2. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori