Piatek le pas legjendat, Weah, Ibra, dhe Van Basten (FOTO LAJM)

Krzysztof Piatek po surprizon të gjithë futbollin Italian dhe jo vetë.

Ai është përshtatur mjaft mirë në Itali, dhe këtë po e tregon me Milanin ku fanella e kuqezinjve rëndon shumë.

Ai në 5 ndeshje është kthyer në lider për Milanin. Polaku ka lënë pas të gjithë legjendat e "Djallit" deri tani.

Në 5 paraqitje me Milanin Piatek ka shënuar 6 gola, duke u bërë lojtari i vetëm që kap këtë shifër në kaq pak ndeshje të luajtura. Në krahasim me legjendat e sulmit të kuqezinjve polaku i lë të gjithë pas vetes.

Marco van Basten: 5 gola në 5 ndeshje (Të gjitha ndeshjet në Kupën e Italisë).

George Weah: 5 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 1 në Kupën Uefa).

Oliver Bierhoff: 5 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A dhe 2 në Kupën e Italisë).

Andriy Shevchenko: 2 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A, 1 në Superkupë dhe 1 në Champions).

Filippo Inzaghi: 4 gola në 5 ndeshje (4 ndeshje në Serie A dhe 1 në Kupën Uefa).

Zlatan Ibrahimovic: 4 gola në 5 ndeshje (4 ndeshje në Serie A dhe 1 në Champions).

Shtuar më 19/02/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori