Pique-Shakira, humbja harrohet me basketball (FOTO LAJM)

Gerard Pique po punon për të harruar humbjen e turpshme 4-0 kundër Bayern Munchen në gjysëmfinalen e parë të Champions League. Së bashku me të fejuarën e tij yllin kolumbian të Pop-it Shakira, mbrojtësi katalanas ka ndjekur një ndeshje të klubit të Barcelonës në basketboll.

Siç shihet edhe në foto, çifti është shumë i lumtur dhe po kalon një periudhë shumë të mirë. Por dilema e vetme ishte stili i ri i flokëve të Piques: do të pëlqehej apo jo nga Shakira?

Dhe me sa duket janë pëlqyer në maksimum. /albeu.com/


Shtuar më 26/04/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori