Plas te Juventusi, policia iu sekuestron tifozëve armë dhe predha (FOTO LAJM)

Juventusi ka një nga tifozeritë më të zjarrta në Itali, por së fundmi duket se e kanë tepruar pak.

Tifogrupi i Juventusit, "Drughi" ka rënë pre e një operacioni të policisë italiane për armët pa leje dhe municion ushtarak. Tifogryupit italian, i janë gjetur me dhjetëra armë të ndryshme dhe predha, ndërkohë që nuk mungonin as simbolet neo-naziste.

Ka qenë pikërisht një baner neo-nazist i hapur në stadium, ai që ka bërë që policia të nisë dyshimet dhe më pas të zbulojë gjithçka. Hetimet e policisë janë shtrirë në Milano, Varese, Pavia e Torino duke bërë që të sekuestrohen me dhjetëra armë dhe tashmë, kanë nisur hetime të tjera për të zbuluar edhe personat që i mbanin.
Shtuar më 15/07/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori