Pogba pret të bëhet baba, zbuloni dhuratën madhështore që i bën vetes (FOTO LAJM)

Paul Pogba do të bëhet baba. "Sun Sport" zbuloi se e dashura e mesfushorit francez, Maria Salaues, është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Për të festuar një javë të mrekullueshme, Paul Pogba e ka rritur shpejtësinë me një Ferrari 812 Superfast të verdhë, që kushton rreth 250.000 stërlina.

Salaues,e dashura e Pogbase 23 vjeçe, e tregoi shtazaninë e saj në ndeshjet e Manchester United kundër Huddersfield dhe Bournemouth, gjatë periudhës së Krishtlindjes, teksa pranoi të fotografohej me barkun e fryrë, rrugës për në stadium. I dashuri i saj shënoi dy herë në secilën nga këto lojëra, ndërsa pati dedikime për bukuroshen boliviane.

Çifti e ka mbajtur marrëdhënien e vet larg mediave, me Salaues që u shfaq së pari kur mbështeti Pogba në Kupën e Botës, verën e kaluar, në Rusi.



Shtuar më 17/01/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori