Policia blindon hotelin ku sot do të zgjidhet kreu i FSHF (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në orën 09:00 nis në Durrës mbledhja e Asamblesë Zgjedhore e Federatës së Futbollit për zgjedhjen e kreut të ri të FSHN-së.

Kandidatë në këtë post të rëndësishëm janë Bashkim Fino, Armando Duka i cili rikandidon për një mandat të pestë si dhe ishgjyqtari
Shpëtim Hala.

Sic mund t'a shihni edhe në galerinë e bashkëngjitur lajmit, hoteli ku do të mbahen zgjedhjet janë të kontrolluara dhe rrethuara nga policia.

LSA ka publikuar disa foto pranë hotelit ku duken forca të shumta të policisë. /albeu.com/



Shtuar më 07/02/2018, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori