Policia shqiptare masa të rrepta, "zhvesh" grekët në Kakavijë (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Ditën e sotme rreth orës 13:00 pritet që të mbahet varrimi i Konstandinos Katsifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe dje iu kthye familjarëve të tij në Bularat.

Në ceremoninë e varrimit që do të bëhet sot, pritet të marrin pjesë rreth 2000 grekë.

Ndërkohë autobusat e parë kanë mbërritur në Kakavijë. Policia shqiptare ka marrë masa të rrepta ditën e sotme në këtë pikë kufitare për të parandaluar ekstremistët grek.

Deri tani kanë hyrë nga kjo pikë doganore 670 shtetas të huaj, ndërsa po kontrollohen imtësisht nga policia shqiptare, duke u hequr dhe xhupat.

Gjithashtu ata që kishin bluza ku shkruhej “Vorio-Epir” apo bëheshin thirrje antikombëtare, janë kthyer mbrapsht nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori