Portali gjigant zgjedh formacionin e dekadës në Premier League, dominohet nga lojtarët e Man City-t (FOTO LAJM)

Portali i njohur sportiv Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë të dekadës në kampionatin anglez.

Premier League në dekadën e fundit është dominuar nga Manchester City, të cilët kanë fituar katër nga dhjetë titujt e fundit në kampionat.

Pas tyre vjen Chelsea me tre trofefituar, Manchester Unitedi me dy trofe dhe Leicester City me një titull.

Pikërisht lojtarët e Cityt janë ata të cilët dominojnë këtë formacion të dekadës, duke qenë gjashtë sosh, tre të Chelseat, dhe një të Liverpoolit dhe Unitedit.

Në portë gjendet David De Gea, ndërsa mbrojtja formohet nga Pablo Zabaleta, Vincent Kompany, Virgil Van Dijk dhe Cesar Azpilicueta.

Në mesfushë vend kanë zënë Yaya Toure, N’Golo Kante dhe David Silva, ndërsa sulmi përbëhet nga Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Eden Hazard.
Shtuar më 13/10/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori