Porto, "fabrika" e futbollit europian (FOTO LAJM)

2004: Paulo Ferreira (Chelsea) – £17.6m
Pëlqej
Para dhjetë vjetësh ishin të paktë tifozët e njihnin si skuadër apo lojtarët që ishin pjesë e saj por pas suksesit në Champions League në vitin 2004, kur në krye të skuadrës ishte Jose Mourinho, Porto u shndërrua në një prej ekipeve më simpatike në Europë.

Por me largimin e "Special One" nisi edhe largimi i yjeve të skuadrës si Carvalho, Ferreira apo Deco, ndërsa në vitet në vijim klubi portugez mori formën e një "fabrike" që mbushte ekipet më të mira të Europës me talentet e saj.

Pjesa më e madhe e tyre bliheshin nga klube të ndryshme, kryesisht nga ato të Amerikës së Jugut, dhe më pas shiten në ekipet më të mira të Europës për shuma marramëndëse.

Shembulli më i fundit është i Elaquim Mangala, që për 32 milionë sterlina, ose 40 milionë euro, shkoi te Manchester City.

Nga viti 2004 e deri më sot Porto ka arkëtuar plot 614 milionë sterlina nga shitjet e bëra. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori