Cesare
Prandelli në gjurmët e Antonio Contes. Tekniku i kombëtares italiane, sipas asaj që raporton "TuttoSport", mund të lerë në shtëpi për dy ndeshjet e fundit eleminatore të "Brazil 2014" kundër Danimarkës dhe Armenisë tre futbollistë të Juventus.
Me
kualifikimin tashmë të
siguruar,
Prandelli mendon të lerë
pushim Buffon, Barzaglin dhe Pirlon, duke parë që Juventusin e pret një fazë shumë e vështirë mes Serie A dhe Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013,
ora 12:17