Gjatë merkatos së verës në Premier League u bënë disa lëvizje me emra të
njohur dhe jo shumë të
njohur nga brënda kampionatit por edhe jashtë tij. Chelsea, City, Tottenham, Arsenal dhe United bënë disa goditje me vlerë, pavarësisht shiofrave, të cilat që në startin e
sezonit të ri kanë treguar se i meritojnë shepnzimet e kryera.
Sigurisht që nëse do të merreshim me të gjithë lista do të ishte shumë e gjatë por ne kemi zgjedhur 6 prej tyre, të cilët në bazë të asaj që po tregojnë me
klubet e reja dhe të kaluarën jo të këndshme në
klubet e mëparshme, i kemi quajtur "blerjet e
sezonit".
Në
ekipet nga vijnë ishin thjesht lojtar stoli dhe të panevojshëm por te
ekipet e reja janë rikthyer te goli dhe te loja e mirë. Te disa të tjerë nuk besohej shumë por po tregojnë se janë futbollistë të nevojshëm për
klubet dhe të talentuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012,
ora 14:12