Premier League me trajnerët më të mirë (FOTO LAJM)

Louis Van Gaal - Manchester United
Pëlqej
Premier League angleze, që ka mbledhur trajnerët më të mirë evropiane, e ka shtuar “larminë” këtë sezon me ardhjen tek Manchester United të teknikut holandez, Louis van Gaal.
Përveç Carlo Ancelottit të Real Madrid, Pep Guardiolës të Bayern Munchen dhe Jurgen Klopp të Borussia Dortmund, të gjithë trajnerët më të mirë europianë ndodhen tashmë në Angli.

Pas Jose Mourinho (Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal) dhe ardhjes së Roberto Martinez (Everton) apo Mauricio Pochettino (Tottenham), janë edhe diktatori Louis Van Gaal (Manchester United), strikti Manuel Pellegrini (Manchester City) apo Brendan Rodgers (Liverpool) apo Gus Poyet (Sunderland).


"Valsi" i trajnerëve vitin e kaluar u shoqërua me 10 ndryshime: Paolo Di Canio (Sunderland) largohet në shtator, më pas Ian Holloway (Crystal Palace) në tetor, Martin Jol (Fulham), Steve Clarke (West Bromwich), Andre Villas Boas (Tottenham) e Malky Mackay (Cardiff) në dhjetor, Michael Laudrup (Swansea) e Rene Meulensteen (Fulham) në shkurt, Chris Hughton (Norwich) e David Moyes (Manchester United) në prill. Ata u pasuan nga Pepe Mel (West Bromwich) e Tim Sherwood (Tottenham) në maj, ndërkohë që Mauricio Pochettino dha dorëheqjen nga Southampton. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori