Premier League, miliona për...titullin (FOTO LAJM)

Manchester City - Manuel Pellegrini nuk kishte arsye që të bënte goditje të çmendura në merkato, duke qenë se janë edhe kampionët në fuqi. Gjithsesi, kjo nuk nënkupton se duhet të kursente. “Milionerët” kanë afruar mbrojtësin Mangala nga Porto për 40 milionë euro, apo Bakari Sanja me parametër zero, por me rrogë të lartë. Një prej përforcimeve më të komentuar, ka qenë Frank Lampard. Ikona e Çelsit do luajë gjashtë muaj me Sitin, duke lënë një shije të hidhur të rivalët e kampionatit. Edhe pse ka pasur oferta të majme për shumë futbollistë, Manchesteri nuk është tunduar për të shitur asnjë prej yjeve.
Pëlqej
Premier League është cilësuar me të drejtë si kampionati më i bukur në botë gjatë viteve të fundit. Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin e shpejtë, cilësinë e lojtarëve, por edhe me rivalitetin e madh. Të paktën pesë ekipe e nisin gjithë edicionin me synimin për të fituar titullin kampion, ndërkohë që shkon në shtatë numri i atyre që synojnë një vend në Champions League.

Klube që investojnë shifra marramendëse në merkato dhe thuajse çdo vit pësojnë ndryshime të mëdha. Edicioni i ri futbollistik në Angli pritet të dhurojë akoma më tepër emocione se ai i kaluar. Manchester United ka lënë pas krahëve dështimin me Mojesin dhe ka afruar “mjeshtrin” Van Gaal, përpos disa blerjeve cilësore. Liverpooli ka kompensuar shitjen e Suarezit, duke shpenzuar dhjetëra milionë euro më tepër, sesa përfituan prej uruguaianit.

Chelsean e kanë etiketuar si “mbretin” e merkatos së verës, për cilësinë e futbollistëve të afruar dhe konsolidimin e formacionit.

Manchester City ka bërë vetëm “prekje” të lehta në organikën që fitoi titullin kampion, ndërsa Arsenali nuk mbetet më pas. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2014, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori