Premtimet e kandidatit për president të Barçës: Formacioni me Mbappe dhe Haaland (FOTO LAJM)
Kandidati për president të Barcelonës, Toni
Freixa ka premtuar se ai do të bëjë tri
transferime gjigante, nëse arrin të fitojë zgjedhjet.
Tifozët katalanas do të votojnë për kreun e
klubit më 7 mars, aty ku do të përcaktohen presidenti i ri i
klubit.
Në garë për të parin e
klubit janë
Freixa, Joan Laporta dhe Victor Font, e që natyrisht se do të jetë një garë e ashpër mes tyre.
Dhe
Freixa nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Kylian Mbappes dhe Erling Haaland në rast se arrin t'i fitojë zgjedhjet.
Në listën e tij mund të jetë edhe David Alaba, që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në verën e këtij viti.
Me këto tri
transferime, natyrisht se Barcelona do të kishte një skuadër tejet të frikshme në letër dhe ndoshta me ta do të rikthente në Camp Nou, La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofetë e tjerë.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 18:59