Presidenti i Rennes zemërgjërë, dhuron 100 milion euro për rindërtimin e Notre Dame (FOTO LAJM)

Pas shkrumbimit të Notre Dames në Paris vijnë reagimet e para për të rindërtuar sërish Katedralen historike.

Disa miliarderë francez, mes të cilëve dhe pronari i klubit të futbollit Rennes, François-Henri Pinault ka deklaruar se do të kontribuojnë për rindërtimin e Katedrales.

Ai zotëron edhe markat Gucci e Saint Laurent, teksa ka vendosur të dhurojë plot 100 milionë euro.


"Babai im dhe unë, kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro, për të marrë pjesë në përpjekjet që do të nevojiten për rindërtimin total të Notre Dame”, u shpreh pronari i klubit francez.

Ditën e hënë një zjarr masiv shkrumboi Katedralen e Notra Dames në Paris. Pjesa më e madhe e ndërtesës historike u përfshi nga flakët, por për fat të mirë të paktën kullat me kambanat ikonike dhe disa relikte të famshme janë shpëtuar.
Shtuar më 16/04/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori