Presidenti Nishani i jep pasaportën dy kuqezinjëve (FOTO LAJM)

Emir Lenjani - St.Gallen
Emir Lenjani mund të luajë tashmë me kombëtaren kuqezi, pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Mesfushori i St.Gallen u ftua nga Gianni De Biasi për dy ndeshjet e fundit kualifikuese kundër Zvicrës dhe Qipros, por për mungesë dokumentacioni nuk luajti dot me kombëtaren shqiptare. Pengesë e cila është superuar tashmë zyrtarisht, sepse është dekretuar me shtetësi shqiptare nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Edhe një kandidat për Kombëtaren U-19, Faton Ademi, ka marrë shtetësi shqiptare. Futbollisti 18-vjeçar, i cili luan me ekipin e Hertha Berlin U-19 është dekretuar me shtetësi shqiptare, dhe së këndejmi është i gatshëm të jetë nën urdhërat e Foto Strakoshës për eliminatoret që Kombëtarja U-19 nis së shpejti.

Ademi luan si sulmues, ndërsa në dy paraqitjet e tij me Shqipërinë në miqësore ka shënuar dy gola. /albeu.com/



Shtuar më 19/10/2013, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori