Prezantohet Di Maria, "ëngjëlli" i "Djajve të Kuq" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Angel Di Maria, emri më i diskutuar i ditëve të fundit në merkaton e verës është zyrtarisht një futbollist i Manchester United. Klubi i "Djajve të Kuq" realizoi blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League duke paguajtur 75 milion + 5 bonus për shërbimet e argjentinasit. Ftohja e krijuar në Madrid kohët e fundit mes klubit dhe Di Marias, me këtë të fundit që ishte i pakënaqur me ofertën e rinovimit të "Los Blancos" shtyu Manchester United të bënte hapin e madh për blerjen e fantazistit.

Futbollisti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin nga “Old Trafford” dhe do të përfitojë një pagë marramendëse prej 251 mijë euro në javë, që është e dyta në radhë pas asaj të Wayne Rooney.

Gjithashtu në marrëveshje është përfshirë dhe një bonus për Real Madrid, në rast se futbollisti do të arrijë të fitojë “Topin e Artë” në periudhën që do të luajë në Manchester.

Blerja e tij shkaktoi një bum shitjesh në dyqanin zyrtar të klubit, që brenda pak orësh shiti kaq shumë fanella me numrin 7 të futbollistit të tij të ri, sa prodhimi u ndërpre për shkak se kishte përfunduar shkronja R, e cila do të mundësonte shkrimin e plotë të mbiemrit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori