Problemet për Mourinhon s’kanë fund, zbulohet lidhja jashtëmartesore me bukuroshen bionde (FOTO LAJM)

Pas shkarkimit gjatë kësaj jave nga Manchester United, hallet duket se nuk kanë fund për Jose Mourinhon. Ditën e sotme, është tabloidi “The Sun”, që i ka zbuluar një lidhje të fshehtë portugezit.

Siç raportojnë nga Anglia, Mourinho ka pasur një miqësi sekrete me një bionde 14 vite më të re se ai. Baba i dy fëmijëve, ish-trajneri i United është takuar plot 8 vite më parë, 41-vjeçaren Pru Karter-Robinson.

Disa foto të publikuara tregojnë miqësinë mes tyre, dhe faktin që shoqëroheshin në vende të ndryshme të botës. Ai ka qenë në kontakt me 41-vjeçaren, edhe gjatë kohës që ishte trajner në Manchester. Karter-Robinson, është një 41-vjeçare e pamartuar, ish-punonjëse në kompaninë IBM, dhe jeton në një shtëpi të madhe në Londrën veriore.

Vetë Jose Mourinho, ishte në dijeni të faktit se “The Sun” kishte informacione për këtë lajm, dhe mbrëmjen e kaluar ishte përpjekur që këto foto dhe informacione të mos dilnin në publik. Portugezi ka 30 vite i martuar me Matilde Faria, me të cilën ka dy fëmijë dhe janë njohur kur ishin adoleshentë. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori