"Provokacija" nga SHBA, Shaqiri dhe Kadare përshëndetje të veçantë (FOTO LAJM)

Simboli i "shqiponjës" me anë të duarëve po kthehet në një formë identiteti për shqipatërët.

Ky simbol tashmë është bërë i njohur në të gjithë botën ku jetojnë shqiptarë dhe së fundmi është përsëri futbollisti me origjë shqiptare, Xherdan Shaqiri që përshëndet nga Amerika me "shqiponjë".

Bashkë me shaqirin ka qënë edhe Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB,dhe të dy në një foto të publikuar nga Kadare shihen duke kryqëzuar duart në formën e shqiponjës.

Ambasadorja në fjalë është vajza e shkrimtarit shqiptar, me famë botërore, Ismail Kadare. Ajo ka publikuar fotot me “shqiponjë”, duke ënë edhe këtë status në Facebook-un e saj:

“E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqirin, futbollistin e mirënjohur të Zvicrës, që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest, tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dykrenare. Shumë falenderime për Fadil Berishën për pritjen!”

Në një foto tjetër, Kadare lë statusin: “Një treshe e artit shqiptar, diplomacisë dhe sporteve. Çfarë tjetër?” /albeu.com/

Shtuar më 23/07/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori