Pse blerja e bujshme e Real-it mund të përfundojë tek Milani (FOTO LAJM)

Mediat italiane kanë dhënë një lajm ‘bombë’.

Skuadra e Milanit po punon që të sjellë në ekip, lojtarin e sapo transferuar të Real Madrid, Luca Jovic.

Përforcimi i ri i “Los Blancos” duket se nuk ka bindur trajnerin Zinedine Zidane dhe po mundohen që ta huazojnë diku tjetër.

Paolo Maldini pritet të fluturojë drejt Madridit për të kërkuar një marrëveshje për huazimin e tij në San Siro.

Milani është në kërkim të një sulmuesi, dhe bisedimit ishin fokusuar te lojtari i Atletico Madrid Angel Correa, por duket se drejtuesit e milanit kanë ndryshuar kah, dhe po kërkojnë sulmuesin e madrilenëve.
Shtuar më 20/08/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori