PSG kampion, Parisi arenë luftimesh (FOTO LAJM)

Update - Degjeneruan në dhunë festimet për fitimin e titullit kampion nga Paris Saint Germain pas 19-vjetësh. Bilanci është 30 të plagosur dhe 21 të arrestuar. Pas kësaj që ndodhi reagon Prefekti i Parisit, Bernard Boucault i cili deklaroi se nuk do të ketë më manifestime të tilla në rrugët e kryeqytetit.

Një festë e cila i kapi të papërgatitur organizatorët, edhe gjatë dorëzimit të trofeut presidenti i Ligës Franceze të Futbollit, Bernard Thiriez pati kohë vetëm t’i jepte trofeun kapitenit Thiago Silva.

Fishekzjarret e hedhura dhe gazi lotsjellës i policisë për të shpërndarë turmën i detyruan lojtarët e Paris Saint Germain të anulLonin festën. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori