PSG fiton titullin, ndërsa Neymar argëtohet me të dashurën e tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Paris Saint-Germain mbrëmë festoi titullin kampion në Ligue 5 javë para fundit, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 7-1 Monacon në "Parc des Princes".

Për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje, Neymar Jr nuk ishte i pranishëm për të gëzuar me shokët e skuadrës, pasi ndodhet për fazën e riaftësimit në Brazil.

Disa foto të publikuara nga braziliani në rrjetet sociale nuk u kanë pëlqyer tifozëve parizienë, sepse mendonin se edhe Neymar do ta shprehte lumturinë për këtë sukses, ku ai ka një pjesë të mirë të kontributit.

Neymar ka nxjerrë në plan të parë fotot në krah të pertneres së tij, Bruna Marquezine, gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve për luftën kundër Sidës, duke anashkaluar suksesin e Parisit. “Pas një muaji do të jem në fushë”, – u shpreh Neymar, i cili u dhuroi puthje pasionante të fejuarës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori