PSG, merkato "Made In Italy" (FOTO LAJM)

Ezequiel Lavezzi - NAPOLI
Sipas asaj që raporton sot "Corriere dello Sport", Paris Saint Germain mendon të bëjë merkaton e saj vetëm me futbollistë të Serisë A italiane. Përveç argjentinasit Ezequiel Lavezzi, tashmë pranë klubit francez, për një shifër prej 28 milionë eurosh, është edhe sulmuesi i Milan, Alexandre Pato dhe mbrojtësi Thiago Silva, për të cilin PSG pritet të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Por sipas lajmeve më të fundit në axhendën e parizienëve është edhe Zlatan Ibrahimoviç së bashku me dy sulmuesit të talentuar të futbollit italian: Sebastian Giovinco (Parma) dhe Fabio Borini i Romës, për të cilët Paris SG është e gatshme të paguajë plot 38 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori