Sipas asaj që raporton sot "Corriere dello Sport",
Paris Saint Germain mendon të bëjë merkaton e saj vetëm me futbollistë të Serisë A italiane. Përveç argjentinasit Ezequiel Lavezzi, tashmë pranë klubit francez, për një shifër prej 28 milionë
eurosh, është edhe sulmuesi i Milan, Alexandre Pato dhe mbrojtësi Thiago Silva, për të cilin PSG pritet të bëjë një ofertë prej 40 milionë
eurosh.
Por sipas lajmeve më të fundit në axhendën e parizienëve është edhe
Zlatan Ibrahimoviç së bashku me dy
sulmuesit të talentuar të futbollit italian: Sebastian Giovinco (Parma) dhe Fabio Borini i Romës, për të cilët
Paris SG është e gatshme të paguajë plot 38 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2012,
ora 09:51