Publikohen foto e fundit të legjendës Muhammad Ali (FOTO LAJM)

Mediat britanike kanë publikuar fotot e fundit të legjendës Muhammad Ali. Ato janë realizuar nga britaniku Zenon Texeira, i cili në fund të muajit mars u ftua në shtëpinë e “Më të Madhit”.

Në këto foto shihen efektet që kanë lënë 30 vjet luftë me Parkinsonin, por dallohet edhe buzëqeshja e ish-boksierit, i cili konsiderohet një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Muhammad Ali ndërroi jetë të shtunën, në moshën 74-vjeçare, pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit.
Shtuar më 06/06/2016, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori