Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
MESAZHET/ Vajza nga Fieri lë “me gisht në gojë” Armando Sadikun (FOTO LAJM)

Armando Sadiku është padyshim një nga futbollistët më të pëlqyer në vendin tonë. Ai fitoi zemrën e të gjithë shqiptarëve kur shënoi golin në Kampionatin Europian, por duket se futbollisti e ka pasur të vështirë t’i fitojë zemrën një vajze nga Fieri, të cilës i shkruante shpesh në rrjetet sociale.

Zakonisht jemi mësuar që të shikojmë shumë vajza të shkojnë pas futbollistëve të njohur, por duket se një vajzë e ka lënë “me gisht në gojë” futbollistin e njohur.

Armando prej ditësh i shkruante vajzës nga Fieri në “Instagram”, por bomberi shqiptarë rrallë ka marrë përgjigje. “Bluetooth” ka siguruar mesazhet e Sadikut dhe siç mund të shihet edhe nga biseda, mesazhi i fundit ku e pyeste a ka arritur në shtëpi, daton dy ditë më parë.

Ndërkohë që vajza i kthen përgjigje ftohtë, ose nuk i përgjigjet fare, duke mos i kushtuar rëndësi, futbollisti i njohur këmbëngul për ta çuar para bisedën. Nga ajo që mundëm të mësonim rreth mesazheve të shkëmbyera me vajzën në fjalë, “Bluetooth” ka një këshillë për Armandon.

Përpara se të flirtosh në rrjetet sociale, sigurohu njëherë për moshën e vajzave që i shkruan, përfshirë këtu edhe vajzën në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori